Bonusi i fundvitit për pensionistët, Malaj: 100 dhe 150 mijë lekë sipas pensionit
Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se bonusi për pensionistët këtë fundvit do të jetë 100 dhe 150 mijë lekë të vjetra në varësi të pensionit të secilit.
Malaj theksoi se për pensionistët që marrin pension mbi 200 mijë lekë bonusi i fundvitit do jetë 100 mijë lekë, ndërsa kush ka pension nën 200 mijë lekë do të marri 150 mijë lekë bonus.
“Totali i fondeve të alokuara për bonusin e pensionistëve shkon në 9.7 miliardë lekë, duke përfshirë rreth 750 mijë pensionistë në të gjithë vendin”, deklaroi Malaj gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve mbi ndryshimet në buxhet.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Malaj deklaroi se deri në fund të mandatit, pensioni minimal do të jetë 200 euro ndërsa mesatari do të jetë 400 euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë