Rama: Ndërtimet me shkelje mbi 10% të lejes do të konfiskohen plotësisht
Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte, doli përkrah ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për të folur mbi masat e reja të marra nga qeveria në lidhje me forcimin e kontrollit mbi territorin, ndëshkimin e ndërtimit të paligjshëm dhe zbatimin korrekt të lejeve të ndërtimit.
Në fjalën e tij, Rama bëri të ditur se qeveria do të zbatojë masa të reja ndëshkuese për shkeljet e lejeve të ndërtimit, përmes konfiskimit të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje — pjesërisht apo në tërësi — në varësi të shkallës së shkeljes.
“Rregulla të qarta për konfiskim për interes publik apo social. Çdo ndërtim që shkel lejen në masën mbi 2% — e cila konsiderohet si tolerancë e arsyeshme — do të konfiskohet pjesërisht për interes publik ose për strehim social. Nëse shkelja është midis 2% dhe 10%, do të konfiskohet vetëm shtesa pa leje dhe ajo do të shfrytëzohet për të pastrehët apo për zyra shtetërore. Nëse ndërtimi pa leje është mbi 10% e sipërfaqes, konfiskohet plotësisht i gjithë objekti,” deklaroi Rama.
Ai theksoi gjithashtu se regjistrimi i lejeve të ndërtimit do të kryhet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërsa do të njoftohet edhe Dhoma Kombëtare e Noterisë.
Sipas Kryeministrit, kjo masë synon të garantojë që qytetarët të jenë të sigurt se po blejnë një pronë të regjistruar dhe të ligjshme.
“Nuk do të ketë më raste ku qytetarët blejnë një apartament e më pas mbeten në pritje për ta regjistruar vetë, ndërkohë që ndërtuesi ka ikur në drejtim të paditur. Noteri do të jetë garantues në këtë proces,” tha ai.
Një tjetër element i rëndësishëm i paketës së re ligjore është detyrimi që objektet rezidenciale të përfshijnë hapësira për fëmijët.
“Nuk e kam fjalën për një ‘baçe’ 5 metra katror me një lisharëse. Po flas për hapësirë të brendshme reale dhe funksionale për fëmijët,” u shpreh Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë