Frika nga sulmet amerikane, Maduro shton masat për sigurisë e tij personale
Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro duket se i ka marrë seriozisht kërcënimet e fundit të administratës Trump, pasi ka rritur masat e tij të sigurisë personale. Nga frika e një sulmi ajror ose një operacioni të forcave speciale amerikane Maduro ka urdhëruar masa të shtuara sigurie dhe po kërkon ndihmë nga jashtë për të kufizuar rrezikun e tradhtisë nga njerëz të afërt me të.
Sipas New York Times, presidenti 63-vjeçar thuhet se ndryshon shpesh vendndodhjen e tij të gjumit për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tij në rast të një sulmi të synuar. Ai gjithashtu përdor telefona celularë me parapagesë të pagjurmueshëm, të cilët i ndryshon shpesh, një praktikë që e ka zbatuar gjithnjë e më sistematikisht që kur Shtetet e Bashkuara filluan të montonin anije luftarake në Karaibe.
Siç pohoi një burim që foli për New York Times, Maduro ka forcuar rolin e truprojave kubanezë që marrin pjesë në sigurinë e tij personale, ndërsa ka integruar më shumë oficerë kubanezë të kundërzbulimit në radhët e forcave të armatosura venezueliane. Në të njëjtën kohë, ai ka ulur ndjeshëm numrin e paraqitjeve të planifikuara dhe transmetimeve televizive të drejtpërdrejta.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)