Shtyhet seanca për Veliajn, kryebashkiaku dhe bashkëshortja do të bëjnë mbrojtjen

5 Dhjetor 2025 | 11:47

U mbajt këtë të premte, më 5 dhjetor, seanca paraprake e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, e cila u shty për në datën 12 dhjetor.

Në seancën e ardhshme pritet që GJKKO të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do ti kthehet SPAK-ut për hetime të mëtejshme ndërsa nga të pandehurit, mbeten pa bërë mbrojtjen Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë, të cilët do të dëgjohen në seancën e rradhës.

Në ndryshim nga seanca e kaluar, kryebashkiaku nuk është paraqitur personalisht, por përfaqësohej nga avokati i tij.

Kujtojmë që në seancën e datës 2 dhjetor, kryebashkiaku i Tiranës u paraqit fizikisht në gjykatë ndërsa kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, kërkesë e cila u pranua.

Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë mundësi të kuptojë akuzën ndaj tij dhe të përgatitet për mbrojtjen, duke shtuar se e drejta për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Më herët, Veliaj i është drejtuar GJKKO-së për të marrë një kopje fizike të dosjes, në mënyrë që të përgatitet për mbrojtjen duke argumentuar se nuk i është lejuar të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që iu dorëzua avokatëve nuk mund të përdoret gjatë paraburgimit.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.

Më 3 nëntor, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.

Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026