Erion Veliaj paraqitet në GJKKO, shtyhet seanca për kalimin e dosjes në gjykim
GJKKO ka shtyrë për në datën 5 dhjetor, në orën 09:00, seancën për dosjen “Veliaj”.
I pranishëm në seancën e zhvilluar këtë të martë, ku do të vendosej nëse dosja do të kalonte për gjykim ose do t’i rikthehej SPAK-ut për hetime të mëtejshme ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkoi kohë që të njihet me aktet, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.
Veliaj tha se nuk ka pasur asnjë mundësi që të kuptojë akuzën ndaj tij dhe që të përgatitet për mbrotjen, duke shtuar se e drejta për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.
Më herët, Veliaj i është drejtuar GJKKO-së për të marrë një kopje fizike të dosjes, në mënyrë që të përgatitet për mbrojtjen.
Ai argumenton se nuk i është lejuar të lexojë asnjë faqe dhe se USB-ja që iu dorëzua avokatëve nuk mund të përdoret gjatë paraburgimit.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre, si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash.
Më 3 nëntor, Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt, duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Më 27 nëntor, ai iu drejtua sërish Kushtetueses, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për masën “arrest me burg”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit