Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, lihen në burg Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Gjykata e Elbasanit këtë të premte ka marrë vendimin për dy të dyshuarit në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Pas 3 orësh seancë gjyqtari Elis Dine vendosi masën “arrest me burg” si për Xhino Agon, ortakun e viktimës ashtu edhe për Kujtim Pishën, rojën e biznesit të tij.
Ago, akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndërsa Pisha për “Moskallëzim i krimit”. Kujtojmë se veç Xhino Agos, dhe Kujtim Pishës, për vrasjen e biznesmenit Mehalla është arrestuar edhe Nevzat Spaho, 29-vjeçari nga Prrenjasi, i cili fillimisht u dyshua si ekzekutori i Mëhallës, por sërish dosja për këtë vrasje mbetet e pa plotësuar.
Për kete vrasje veç të arrestuarve janë shpallur në kërkim edhe Marselo Arani 32 vjeç, banues në Elbasan dhe Armando Kola 35 vjeç, banues në Laç, të dyshuar si të përfshirë në vrasje gjithashtu.
Edhe pse duket sikur ngjarja u kopsit dhe u zbulua, sërish në pikëpyetje mbetet se kush ka qenë qitësi dhe kush ka urdhëruar vrasjen e biznesmenit. Nevzat Spaho në deklaratën e tij para hetuesve ka mohuar cdo përfshirje në ngjarje, por ka thënë se makina “Audi” e përdorur nga autorët i është dorëzuar disa personave nga Lezha nga Xhino Ago, ish-ortak në biznesin e taksive.
Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar. Mondi Mëhalla i njohur edhe si Edmond Hyka u qëllua me tre plumba pistolete në kokë mbrëmjen e 30 dhjetorit ku mbeti i vdekur në vend. Kamerat e sigurisë treguar në atentati u krye nga një person i vetëm i cili më pas u largua me një mjet tip audi në drejtim të Librazhdit.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit