Macron paralajmëron masa nëse Kina nuk ndryshon qasjen tregtare

7 Dhjetor 2025 | 21:46

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka përmendur mundësinë e kundërmasave kundër Kinës, nëse ajo nuk e ndryshon qasjen në politikat tregtare. Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për të përditshmen franceze, Les Echos, pas një vizite treditore në Kinë.

“Po përpiqem t’ia sqaroj Kinës se suficiti i tyre tregtar nuk është i qëndrueshëm, dhe se ai vend është në procesin e vrasjes së konsumatorëve të vet, veçanërisht duke mos importuar më shumë nga ne”, ka thënë Macron.

“U kam thënë që nëse nuk përgjigjen, ne evropianët do të detyrohemi që në muajt e ardhshëm të marrim masa të fuqishme dhe ta ulim shkallën e bashkëpunimit, duke ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara, duke vendosur tarifa në produktet kineze”.

Kina është partneri tregtar më i rëndësishëm i Francës në Azi, megjithatë ekonomia ruse është në deficit të madh tregtar me Kinën, sepse importet tejkalojnë dukshëm eksportet.

Më 2024, deficiti tregtar ka arritur në mbi 46 miliardë euro. Për Bashkimin Evropian në tërësi, deficiti tregtar shkon në mbi 300 miliardë.

Kërkesa e vogël kineze është problematike për kompanitë gjermane, franceze dhe të vendeve tjera të bllokut evropian, derisa Kina vazhdon të shesë sasi të mëdha mallrash në BE, edhe për shkak të përplasjeve tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti francez ka thënë se përplasja tregtare SHBA-Kinë e ka lënë Evropën në mes, duke ia rrezikuar industrinë e vet.

“Ne jemi bërë treg i përshtatjes dhe ky është skenari më i keq”, ka thënë ai.

Macron i ka bërë thirrje Kinës të konsumojë më shumë nga jashtë dhe ta hapë tregun e brendshëm.

“Kompanitë kineze duhet të vijnë në Evropë, ashtu siç kanë bërë grupi i energjisë EDF dhe prodhuesi i aeroplanëve Airbus 25 vjet më parë me prezencë në Kinë, për të ndërtuar tregje të shitjes në kontinent. Ne jemi të vetëdijshëm që ata janë shumë të mirë në fusha të caktuara, mirëpo nuk mund të importojmë përjetësisht”, ka thënë presidenti francez.

Sipas Les Echos, ai ka qenë duke iu referuar sektorit të baterive, makinave elektrike dhe procesimit të litiumit.

“Investimet kineze në Evropë nuk duhet të jenë grabitqare”, i ka thënë ai gazetës, duke theksuar se Pekini nuk duhet ta ketë synim krijimin e varësive.

Në të njëjtën kohë, sipas Macronit, Evropa duhet ta rrisë konkurrueshmërinë, të investojë në inovacion dhe të thellojë tregun e përbashkët./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026

Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët

Vendndodhja e gati 300 personave që rezultuan pozitivë për Ebolën në Republikën Demokratike të Kongos mbetet e panjohur, sipas drejtorit të përgjithshëm të Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin...
18:23 | 26/06/2026