Veriu, sfidë! Çipa: Ndërkombëtarët s’kanë prioritet Asociacionin e komunave serbe
Analisti Aleksander Çipa i ftuar në emisionin “Riview” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me listat e partive politike në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor. Çipa ka analizuar 3 elementë që sipas tij Lëvizja Vetë Vendosje ka studiuar dhe shfaqur në fushatë.
Ai më tej theksoi se gjatë kësaj fushate nuk është folur lidhur me Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë. Sipas tij kjo ka ndodhur pasi ndërkombëtarët tashmë nuk e kanë prioritet.
“Lista e tanishme nuk do të jetë ajo që ka qenë në zgjedhjet pararendëse. Është një studim taktik qe bën se janë 3 elementë qe VV i ka studiuar dhe i ka artikuluar në ditët e fushatë. E para marrëdhënia e me Veriun në këto zgjedhje ka një ndikim mënyra e rikonstituimit të komunave serbe që kthehet lista Sërpska, s’kthehet në funksion.
Kjo ka edhe një sfide politike duket sikur është rikthyer një gjë që i bën sfidë vetë Vetëvendosjes. Ka qenë atuja kryesore politike dhe elektorale që ka vendosur kontrollin institucional të Republikës së Kosovës në veriun e vendit.
E treta që po e luan, në këtë fushatë nuk është më në agjendë e ashtuquajtura Asociacioni i Komunave serbe në Kosovë. Mesa duket edhe vetë faktori ndërkombëtar nuk e ka prioritet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA