Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Alibali: Lajçak ishte pro Serbisë, kundër Kosovës
Analisti Neritan Alibali i ftuar diele në emisionin “Riview” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian. Alibali theksoi se kushti i BE-së për t’i hequr masat ka ndodhur që kishte të bënte e konstituimin pushtetit lokal në veri në komunën serbe.
Ai theksoi se situata ka ndryshua dhe se Serbia është nën presion ndërkombëtar ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka probleme madhore në vendin e tij.
“13-14 shtetet anëtarë të BE-së duke përfshirë Gjermaninë, Austrinë kërkojnë që masat të hiqen. Italia kërkon që masat të shihen të hiqen pas zgjedhjeve. Kështu i BE-së ka qenë konstituimi i pushtetit lokal në veri në komunën serbe, pavarësisht se ka ndodhur është shtyrë heqja e masave.
BE-ja në marrëdhëniet me diskutimet i ka udhëhequr Lajçaku midis Serbisë dhe Kosovës kanë qenë tendencioze, kanë qenë në mbështetje të Serbisë. BE e ka përdorur Kosovën në funksion të Serbisë për të mbajtur Serbinë në kopshtin evropian për t’ia hequr asaj në aspektin gjeostrategjik dhe gjeopolitik Rusisë.
Tani kemi një situatë tjetër, Vuçiç ka probleme të mëdha brenda Serbisë, se dyti negocioator nuk është më Lajçaku dhe së treti ka një çështje qe SHBA kanë sanksionuar Serbinë lidhur me kompaninë e naftës që kishte 57% aksioneve i kishte Rusia.
Është një presion ndërkombëtar, perëndimor ndaj Serbisë edhe Asociacioni ka rënë. Pra mendoj ka ndryshuar gjeopolitika dhe për këtë arsye Asociacioni nuk kërkohet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton
- 17:33 FIFA zgjedh një arbitër evropian, zbulohet se kush do të arbitrojë finalen e Kupës së Botës
- 17:26 Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA