Persona të armatosur grabisin një ekspozitë në Brazil, vidhen 13 vepra
Tetë gravura të Henri Matisse dhe pesë vepra nga artisti brazilian Candido Portinari u vodhën nga dy burra të armatosur nga biblioteka komunale Mario d’Andranji në Sao Paulo. Vjedhja u regjistrua gjatë ditës së fundit të ekspozitës “Nga Libri në Muze”.
Autoritetet brazilian kanë nisur hetimet dhe identifikimin e autorët përmes kamerave të sigurisë. Sipas policisë, dy grabitësit kërcënuan një roje dhe një çift të moshuarish dhe më pas vodhën veprat duke u larguar nga hyrja kryesore.
Veprat e vjedhura ishin pjesë e një ekspozite që filloi në tetor dhe paraqiti libra të rrallë dhe vepra vizuale nga vitet 1940 dhe 1950, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Bashkëkohor të Sao Paulo (MAM).
Interesi për veprat e dy artistëve ka qenë i lartë. Në tetor, rreth 60 skica të Matisse u shitën nga Christie’s për 2.5 milionë dollarë, ndërsa rekordin e artistit francez e mban piktura Odalisque couchée aux magnolias (1923), e cila u shit në vitin 2018 për 80.8 milionë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë
- 14:45 Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve, lirohen 320 persona
- 14:40 Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
- 14:38 Fyerje, diskriminim, dhunë, vdekje – DW: Ekspertët paralajmërojnë për rritjen e racizmit anti-musliman në Gjermani
- 14:36 Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas