EMRI/ Do kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari
Një 46-vjeçar është ekstraduar nga Spanja pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë tentuan të kryenin një vrasje në vitin 2023 në qytetin e Beratit. I ekstraduari është identifikuar si Ermal Gora.
Policia njofton se 46-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
“Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas. Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 19:58 Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin
- 19:50 Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik