Djali Azem Hajdarit tregon të pathënat e historisë së babait: Lë garant fëmijët…

8 Dhjetor 2025 | 11:46

Në ceremoninë përkujtimore e kësaj të hëne në kuadër të ditës së rinisë në 8 Dhjetor, djali i Azem Hajdarit kujtoi vendimet e rëndësishme që babai i tij mori që në moshë shumë të re.

“Azemi kërkonte të rrëmbente të ardhmen,” tha ai, duke rrëfyer detaje nga jeta dhe historia personale e të atit.

Ai tregoi se, pas dashurisë me bashkëshorten, Azem Hajdari u detyrua ta rrëmbente atë për të përmbushur një jetë siç e donte ai, dhe jo siç ia impononte regjimi komunist i asaj kohe. Djali i tij kujtoi gjithashtu edhe kundërshtitë e familjes, e cila kërkonte për të një jetë më të sigurt, larg trazirave të Dhjetorit që më pas shënuan historinë.

“Kam kënaqësi që të jem këtu sot, në një ditë ku të gjithë shqiptarët duhet të jenë kryetar. Mendoj se falë këtij heroizmi që bënë këta njerëz, shqiptarët duhet të dinë se falë asaj sakrifice, sot shqiptarët po përjetojnë demokracinë. Kur vendi im at që të bëhej kryetar i Lëvizjes Studentore, ai sapo ishte bërë baba. Babai kur erdhi herët për studime në Tiranë, donte të rrëmbente gjithçka. Ai ra në dashuri me nënë time, ai u detyrua që ta rrëmbente atë, pavarësisht dashurisë së tyre. Këtë gjë nuk e lejoi sistemi. Ai pas kthimit të tij në Tropojë, u nis sërish drejt Tiranës. Gjyshi im, rahmet pastë, duke qenë se ishte pasojë e kohës dhe brezave të kohës, e mendonte të pamundur që djali i vet të vinte në Tiranë. I thoshte; lëri këto ëndrra, se e ke të pamundur që ta bësh këtë gjë. Qeshte dhe u tallte në mënyrë ironike. Por jo, Azemi nuk mendonte sot për sot, por mendonte më afatgjatë, për veten dhe miqtë e mi. Nuk e kishte konceptin e frikës, por as vdekjen dhe as humbjen, por mund të humbiste lirinë. Ai në Tiranë u njoh me miqtë e tij, dhe vendosëm të dilnin para plumbave dhe tanqeve. Në ditën kur studentët u konfuzuan pak, ata s’po dinin nëse do e përkrahini. Ai u ngrit sipër shokëve të tij dhe tha; dal garant me fëmijët e mi, Kirin dhe Rudinën. Nëse unë ju tradhtoj, keni fëmijët e mi.”-tha djali Azem Hajdarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026