Zhupa dhe Këlliçi: Kemi thënë të vërtetën për inceneratorin e Tiranës, gjyqi presion kundër fjalës së lirë
Në përfundim të seancës gjyqësore për deklaratat e dhëna për inceneratorin e Tiranës, anëtarët e PD, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa – të paditur nga biznesmeni Mirel Mërtiri – u shprehën për mediat se i qëndrojnë atyre që kanë thënë për këtë temë.
Sipas Zhupës, Partia Demokratike ka dale në mbrojtje të interesit publik dhe të fondeve publike që janë përdorur nga taksat e qytetarëve.
“Kontrata për inceneratorin është bërë në vitin 2017 dhe sot që ne flasim ende nuk ka një godinë e cila të kryejë djegien e mbetjeve të qytetit të Tiranës, siç ishte e parashikuar në kontratë,” – u shpreh Zhupa.
Zëdhënësja e PD-së pretendon se padia është bërë në mënyrë që të tërhiqen nga beteja por as vetë ajo e as Këlliçi nuk do të heqin dorë pa treguar gjithë të vërtetat.
Zhupa sqaroi se çështja ka shkuar në SPAK dhe sipas saj gjithçka është lehtësisht e verifikueshme nëse shkojnë deri në Sharrë.
“Sot ishte seanca e dytë. Ne do të kemi edhe seanca të tjera përballje me zotin Mërtiri i cili na ka hedhur në gjyq duke e gjykuar ai që ne po shpifim ndërkohë që ne po themi të vërtetën dhe nuk kemi asgjë personale me zotin Mërtiri, as nuk e njohim personalisht,” – sqaroi Ina Zhupa.
“Flitet për një aferë korruptive ku janë dhënë 23 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston,” – tha Këlliçi teksa shtoi se sipas tij kjo është një aferë që rëndon mbi xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 3.6 milionë euro për inceneratorët, impiantet e Fierit dhe Tiranës morën paratë më 29 dhjetor
- Inceneratori i Tiranës në SPAK, Kryemadhi nxjerr dokumentet: Grabitja më e madhe shtetërore
- Inceneratorët? Tabaku: I gjithë procesi është korruptiv, kushdo që është marrë me to duhet të shkojë para drejtësisë
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin