Homazhe në Peshkopi në nder të gazetarit dhe studiuesit Fatos Mehdi Daci

8 Dhjetor 2025 | 14:19

Në Peshkopi, sot u zhvilluan homazhe në nder të Fatos Mehdi Dacit, “Mjeshtër i Madh”, gazetar, studiues, shkrimtar dhe një prej figurave më të shquara të kulturës, publicistikës dhe historisë dibrane e mbarëkombëtare. Me dhimbje të thellë, familja dhe komuniteti dibran përcollën lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shumëvlerësuar, i cili ia kushtoi gjithë jetën dijes, shkrimit dhe ruajtjes së identitetit shqiptar.

Homazhet u mbajtën në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, nga ora 09:00 deri në 11:00, ku qytetarë të shumtë, drejtues institucionesh, kolegë të medias, përfaqësues të shoqatave kulturore dhe të afërm u mblodhën për të nderuar figurën e tij. Varrimi u krye në vendlindjen e tij, në Sllovë të Dibrës, në lagjen Dacallarë, duke respektuar amanetin e tij të fundit.

Fatos Daci ishte Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, si dhe drejtues i disa shoqatave kulturore e atdhetare. Gjatë mbi pesë dekadave krijimtarie, ai u shqua si një nga personalitetet më prodhimtare të letrave shqipe, duke botuar mbi 60 vepra historiko-enciklopedike, me më shumë se 15.000 faqe, të pasura me fakte, dokumente dhe mijëra fotografi të rralla.

Në fushën e gazetarisë, Daci themeloi e drejtoi disa media, ndër to gazetën “Dibra”, ku shërbeu për dekada si kryeredaktor dhe botues. Ai botoi qindra artikuj, reportazhe, studime dhe realizoi 23 dokumentarë televizivë, duke dokumentuar historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë.

Kontributi i tij shtrihet edhe në organizimin e dhjetëra veprimtarive kulturore, historike e përkujtimore në Dibër, Bulqizë, Tiranë e më gjerë, duke promovuar vlerat identitare shqiptare. Për veprën e tij të gjerë, ai u nderua me tituj të shumtë, përfshirë “Mjeshtër i Madh”, si dhe u shpall disa herë “Qytetar Nderi” nga Bashkia Peshkopi, Komuna Dibër e Madhe në Maqedoni dhe disa komuna të tjera të qarkut Dibër.

Me ndarjen nga jeta të Fatos Dacit, Dibra dhe kultura shqiptare humbin një prej figurave të saj më të çmuara, por ai lë pas një trashëgimi të pamatë shpirtërore, historike dhe dokumentare, e cila do t’i shërbejë brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026