Betohet kryetari i Bashkisë së Beratit, Ceca: Mandati im për t’i shërbyer qytetarëve
Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit nën siglën e Partisë Socialiste, Ervin Ceca ka kryer sot betimin si kryetar i Bashkisë Berat.
Ceremonia u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak, ku të pranishëm ishin përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror, përfaqësues të klerit, si dhe këshilltarë të Partisë Socialiste. Në seancë munguan përfaqësuesit e opozitës.
Ceca, i cili e kishte mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë Berat për rreth 7 muaj para zgjedhjeve të nëntorit pas lënies vakant të postit nga ish-kryetari Ervin Demos, tashmë ministër i Pushtetit Vendor, u zotua në fjalën e tij se do të vijojë të punojë me përkushtim për përmirësimin e jetës së qytetarëve beratas.
Ai theksoi se do të mbështesë çdo nismë që i shërben komunitetit, duke u fokusuar në shërbime më efikase, zhvillim urban dhe përfshirje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje.
“Mandatimi im nga ky këshill bashkiak është një përgjegjësi e madhe dhe një angazhim solemn përpara çdo qytetari të Bashkisë Berat. Ky është një moment që nuk e konsideroj formal, por një thirrje për t’i shërbyer qytetit me integritet, profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Ky mandat do të jetë zhvillimi i punës së nisur në qytetin e Beratit; çdo vendim, projekt apo investim do të ketë si qëllim përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë”, tha Ceca.
Ceca fitoi mandatin e parë në drejtim të Bashkisë së Beratit përballë kandidatit të pavarur Pavlo Shkarpa me mbi 83% të votave.
Zbulohen fotot, këto janë pistoletat që Erdogan u dhuroi liderëve të shteteve të NATO-s
“U ekzaltova nga turma”, lirohet 33-vjeçari i arrestuar për incidentin në Komisariatin Nr. 3
SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 16:58 Franca e sheh Sirinë si një rrugë alternative nafte për në Hormuz
- 16:58 Gjermania arrin marrëveshje me SHBA-në për blerjen e raketave Tomahawk
- 16:52 Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Nuk ka shenja se Kievi qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream
- 16:49 George Clooney hyn në listën e 500 njerëzve më të pasur në Francë
- 16:45 Mrekulli në SHBA, fëmija i shpallur i vdekur zbulohet gjallë pas 5 orësh në morg (FOTO)
- 16:40 Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet