Autori Philippe Collin sjell përmes romanit Europën e luftës së dytë Botërore  

8 Dhjetor 2025 | 18:35

Autori fracez Philippe Collin i pranishëm në Festivalin e Letërsisë Europiane në Tiranë, solli romanin e tij historik, ku shpjegohet Europae Luftës së Dytë Botërore.

Në një takim me lexuesit autori foli për pasojat e luftës, dhe rëndësinë e paqes teksa theksoi se letërsia ndihmon në kuptimin e së shkuarës dhe në ndërtimin e mendimit kritik.

Në mbyllje të festivalit, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, tha se “Evropa është këtu”, duke e përkufizuar atë si kulturë dhe vlera të përbashkëta, ndërsa u nënvizua se njohja e historisë na orienton më mirë drejt së ardhmes.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të festivalit kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Kemi krijuar hapësira, kemi ndërtuar ura. Kemi kaluar mes korridoreve të kulturave, përvojave dhe këndvështrimeve që reflektojnë pasurinë e Europës, kësaj Europe që duam. Një Europë që është kaq e bashkuar dhe kaq diverse. Kemi ndihmuar gjithashtu të rinj të shprehin veten në letërsi”, u shpreh Silvio Gonazato, Ambasador i BE në Shqipëri.

Festivali mblodhi intelektualë nga 13 vende të ndryshme evropiane dhe nga Shqipëria. Tema të shumta u trajtuan, nga inteligjenca artificiale e deri te traumat dhe hapësirat ndërmjetëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026

“Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Policia shoqëroi Dritan Goxhaj dhe disa protestues të tjerë pas përplasjes me forcat e rendit në ambientet përreth Parlamentit. Pas këtij zhvillimi, një grup protestuesish...
14:26 | 30/06/2026

Firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit për industrinë detare, Rama: 500 vende pune, rritet në 2.6% buxheti për Mbrojtjen

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në Vlorë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare FINCANTIERI, kompanisë...
14:08 | 30/06/2026