Bie suvaja në spitalin e pediatrisë, QSUT: Fëmijët në gjendje të mirë, pa dëmtime

1 Qershor 2021 | 14:46

Rënia e suvasë së tavanit në një dhomë të shërbimit të pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ngjalli shqetësim paraditen e sotme.

Shqetësimin e bëri publik zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e cila e konsideroi incidentin si rrjedhojë e “gjendjes skandaloze” në spitale.

Zëdhënësja e PD-së, shkroi në Facebook se nga rënia e suvasë së tavanit “një fëmijë u plagos”.

“Duhet hetim dhe vënia para drejtësisë së atyre që rrezikojnë jetën e fëmijëve, pikërisht në vend ku duhet të shpëtojnë jetën dhe shëndetin,” – tha Zhupa.

Pak më vonë në një deklaratë për shtyp, ministria e Shëndetësisë theksoi se dy fëmijët që ndodheshin në dhomë janë ekzaminuar nga mjekët dhe “janë në gjendje të mirë, pa dëmtime”.

“Një grup ekspertësh nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse e QSUT, po kryen një vlerësim teknik për shkaqet e incidentit për marrjen e masave të menjëhershme,” – u tha në njoftimin për shtyp.

Ministria theksoi se incidenti ndodhi në pjesën ekzistuese të pediatrisë dhe jo në spitalin e ri që është ndërtuar krah tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026