Zonja e Parë e Francës në qendër të debatit, fyeu protestueset feministe

9 Dhjetor 2025 | 10:46

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, u kritikua pasi u filmua duke i quajtur protestueset feministe “k***a të ndyra” përpara se të merrte pjesë në një shfaqje nga komediani Ary Abittan, i cili më parë është akuzuar për përdhunim.

Macron i bëri këto komente të dielën pas skenës së teatrit Folies Bergere në Paris, ku kishte shkuar me vajzën e saj Tiphaine Auziere për të parë shfaqjen e Abittan.

Në një video të publikuar të hënën nga revista franceze Public, Abittan i tha Macron se ishte “i frikësuar” pas protestave të natës së kaluar, ndërkohë ajo u përgjigj duke qeshur: “Nëse ka ndonjë k**v të ndyrë, do t’i nxjerrim jashtë”.

Të shtunën, aktivistë feministe nga kolektivi #NousToutes kishin ndërprerë shfaqjen e Abittan, duke mbajtur maska me fytyrën e tij dhe fjalën “përdhunues”, dhe duke brohoritur “Abittan përdhunues”.

Abittan ishte akuzuar për përdhunim në fund të vitit 2021 nga një grua me të cilën ishte takuar. Pas një hetimi trevjeçar, prokurorët e refuzuan çështjen dhe një gjykatë apelimi e mbajti këtë vendim në janar. Kthimi i tij në performanca është kundërshtuar nga grupet feministe.

Videoja e komenteve të Macron shkaktoi një reagim të gjerë kritik.

Aktrisia franceze Judith Godreche shkroi në Instagram: “Unë jam gjithashtu një k**v e pistë. Dhe mbështes të gjithë të tjerat”.

Manon Aubry, eurodeputete nga partia radikale e majtë La France Insoumise, shkroi në rrjetet sociale: “Filluam me të drejtat e grave si ‘çështja madhore e pesëvjeçarit’, dhe përfundojmë duke i ofenduar ato”.

Marine Tondelier, udhëheqëse e partisë së Gjelbërve, e quajti komentin “thellësisht ofendues” në një intervistë për BFM-TV.

“Një Grua e Parë nuk duhet të thotë këtë gjë”, tha ajo.

Zyra e Macron tha se shkëmbimi “duhet parë vetëm si një kritikë ndaj metodës radikale” të përdorur nga protestueset feministe.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026