Zgjedhja e “Avokatit të Popullit”, PS: Do trajtojmë me seriozitet propozimet

9 Dhjetor 2025 | 12:26

Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka dhënë një deklaratë për mediat, duke theksuar rëndësinë e shqyrtimit të të gjitha kandidaturave që opozita ka propozuar për pozicionin e Avokatit të Popullit.

“Ne do të sigurojmë që të gjithë kandidaturat të marrin vëmendjen e duhur proceduriale dhe dinjitetin që u takon,” tha Gogu.

Duke u ndalur tek procesi parlamentar dhe agjenda e qeverisë, Gogu theksoi se Kuvendi po përballet me një ritëm të paprecedent për shkak të axhendës europiane, ku janë duke u shqyrtuar mbi 500 ligje dhe një sërë aktesh nënligjore. Ministri nënvizoi rëndësinë e negociatave me Komisionin Europian për ligjet e Reformës në Drejtësi dhe ligjet që prekin drejtpërsëdrejti jetën e qytetarëve.

Në lidhje me çështjen e minimumit jetik dhe rritjen e pagës minimale, Gogu theksoi se paga minimale do të arrijë 50,000 lekë, rreth 500 euro në janar, duke garantuar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe rritje të pensioneve, ndërkohë që borxhi publik dhe deficiti buxhetor po ulen në nivele historike. Ai shtoi se qeveria ka ndihmuar sektorin e biznesit, përfshirë fasonët, për të përballuar efektet e rritjes së kostos së punës.

Përsa i përket integrimit të opozitës në procesin parlamentar, Gogu u shpreh:

“Parlamenti është Kuvendi i opozitës. Çfarëdo nisme të sjellë opozita, ne do t’i ndjekim me seriozitet dhe intensitet të barabartë.”

Ai shtoi se shumica socialiste nuk ka emër të vetin për Avokatin e Popullit dhe do të shqyrtojë kandidaturat e propozuara nga opozita.

Sa i përket debateve mbi emërimin e ministres së Infrastrukturës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Gogu theksoi respektimin e procedurave kushtetuese dhe angazhimin e qeverisë për të vepruar në të mirë të qytetarëve.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi demokracinë brenda Partisë Socialiste dhe situatën në PD, ministri nënvizoi respektin për lirinë e mendimit dhe përpjekjet e qytetarëve për të forcuar demokracinë.

Në fund, Gogu theksoi se qeveria është e gatshme për debat dhe bashkëpunim mbi projektligjet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve, duke e quajtur dialogun parlamentar si proces dy-palësh.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026