Smart Energy – Teknologjia që i kthen kostot e energjisë në kursime të mençura

9 Dhjetor 2025 | 20:30

Në një periudhë kur faturat e energjisë elektrike rriten dhe presioni për qëndrueshmëri është gjithnjë e më i madh, bizneset shqiptare po përballen me një sfidë të re: si të kursejnë, të kontrollojnë dhe të mbrojnë veten nga kosto gjithnjë e më të larta. Zgjidhja vjen përmes Smart Energy, platformës inteligjente të mundësuar nga Vodafone Business, që transformon energjinë nga një shpenzim i pamenaxhueshëm në një aset strategjik me kursime deri në 28%.

Si funksionon Smart Energy

Smart Energy është një platformë digjitale që përdor sensorë për të matur konsumin, tensionin, temperaturën, lagështinë dhe madje edhe emetimet e CO₂. Të gjitha të dhënat ngarkohen në një platformë cloud, ku menaxherët mund t’i shohin në kohë reale, me njoftime automatike për çdo devijim apo problem teknik. Kjo i mundëson çdo biznesi të marrë vendime të shpejta, të sakta dhe të bazuara në të dhëna konkrete, duke kursyer energji dhe duke përmirësuar efikasitetin.

Zëri i biznesit: përvoja e pasticerisë “Nela”

Një ndër bizneset që ka adoptuar këtë teknologji është Pastiçeria “Nela”, një nga më të njohurat në vend. Administratori, Rasim Nela, rrëfen përvojën e tij: “Fillimisht ishim skeptikë, por dita-ditës u bindëm për vlerën reale të Smart Energy. Pajisja na jep të dhëna të sakta për energjinë që marrim, mat lagështinë, temperaturën dhe dioksidin e karbonit në ambient. Kjo është jetike për ruajtjen e produkteve tona, sidomos për çokollatat që kanë nevojë për kushte të përcaktuara”.

Ai tregon se sistemi i ri i ka ndihmuar të shmangin dëmtimet e produkteve, të optimizojnë përdorimin e pajisjeve dhe të marrin paralajmërime të menjëhershme në rast defekti. “Platforma të dërgon sinjal sapo diçka nuk funksionon siç duhet. Kjo të kursen kohë, para dhe të mbron produktin”, shton Nela.

Inovacion që matet në kursime

Sipas Renis Muçit, konsulent për zgjidhjet IoT në Vodafone Business, platforma Smart Energy mbështetet në tre shtylla: sensorët, analiza e të dhënave dhe vendimmarrja e automatizuar. “Kjo teknologji u jep bizneseve mundësinë të matin konsumin e energjisë në kohë reale, të përcaktojnë oraret e përdorimit të pajisjeve dhe të optimizojnë ngarkesën. Nga përvoja jonë me klientët, kursimet arrijnë nga 25% deri në 28%”, shpjegon ai.

Ai shton se platforma është shumë e lehtë për t’u përdorur, pasi menaxhimi bëhet përmes celularit, tabletit ose laptopit, dhe mund të përdoret nga disa persona njëkohësisht, në varësi të nevojave të kompanisë.

Përtej kursimeve: drejt qëndrueshmërisë mjedisore

Smart Energy nuk është vetëm një teknologji për uljen e faturave. Ajo kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e emetimeve të CO₂, duke ndihmuar bizneset shqiptare të bëhen më të gjelbra dhe më të përgjegjshme ndaj mjedisit. Në sektorë si prodhimtaria, industria ushqimore dhe ruajtja e produkteve sensitive, kjo teknologji po tregohet thelbësore për modernizimin e operacioneve.

Në përmbyllje të episodit, u theksua një mesazh i qartë: “Energjia nuk është më thjesht një faturë për t’u paguar. Me Smart Energy, ajo kthehet në burim fitimi, sigurie dhe qëndrueshmërie”.

Për më shumë informacion

Për më shumë informacion mbi Smart Energy dhe zgjidhjet e tjera inteligjente që ndihmojnë bizneset shqiptare të kursejnë, të rriten dhe të bëhen më të qëndrueshme, vizitoni www.vodafone.al/business

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026