VIDEO/ Vlora ndez dritat festive, atmosfera e fundvitit pushton qytetin

9 Dhjetor 2025 | 19:05

Në Vlorë, në Sheshin e Tri Racave përballë teatrit “Petro Marko”, është ndezur mbrëmjen e sotme pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dritat shumëngjyrëshe u ndezën nga kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e rrethuar nga fëmijë të vegjël që i dhanë momentit edhe më shumë gëzim dhe emocion.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe një koncert festiv i organizuar posaçërisht për më të vegjlit e qytetit, duke sjellë muzikë, argëtim dhe atmosferë të ngrohtë familjare. Me ndezjen zyrtare të dritave, festat e fundvitit kanë nisur tashmë plot shkëlqim në Vlorë, duke kthyer qytetin bregdetar në një pikë të dashur për qytetarët dhe vizitorët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026