Prishja pa vendim e pallatit në Kombinat, masa sigurie për zyrtarët e bashkisë
Prokuroria e Tiranës njoftoi se hetimet nisën mbi procedimin penal nr.2505 të vitit 2021, pas denoncimit të shtetasit A.Xh për prishjen nga IMT të pallatit të tij, pa njoftim e pa vendim zyrtar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, provoi se në Janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, duke përfshirë edhe pallatin nr.140 që ishte objekti i hetimit. Nga shqyrtimi i plotë i materialit hetimor, rezultoi se shtetasit S.Q. dhe R.R., në cilësinë e punonjësve të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, kanë hartuar preventivët e punimeve. Ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrën dhe rregullat profesionale dhe vetë e deklarojnë se nuk kanë dalë asnjëherë në terren për të verifikuar gjendjen reale të objekteve, se preventivat i kanë hartuar duke u bazuar vetëm në “projektin ekzistues” të përcjellë nga Drejtoria e Emergjencave Civile dhe se nuk mbajnë mend nëse konkretisht pallati nr.140 ka qenë ose jo në listë.. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi caktimin e masave të sigurisë ndaj personave nën hetim:
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.Ç., Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin A.B., Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave Civile, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen E.G., Përgjegjëse e Sektorit të Politikave të Kompensimit nga Fatkeqësitë natyrore të Drejtorisë së Emergjencave Civile për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen R.R., Specialiste e IMT, për kryerjen e veprës penale “Shperdorimi detyre”;
“Arrest në shtëpi” për shtetasin S.Q. Specialist i IMT, bashkia Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;
“Detyrim paraqitje” për shtetasen A. M., mbikëqyrëse e punimeve, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shume se nje herë;
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin Sh.M., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.
‘Detyrim paraqitje’ për shtetasin F.F., për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim me shumë se një herë.
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë