GJKKO pranon kërkesën e SPAK, pushohen hetimet ndaj ish-kreut të Gjykatës së Lartë

10 Dhjetor 2025 | 16:36

SPAK ka pushuar hetimet për fshehje pasurie ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Pas hetimeve, prokurorja Doloreza Musabelliu, ka arritur në konkluzionin se nuk ka elementë të veprës penale.

Kërkesa për pushim është pranuar nga gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani.

Pas një sërë veprimesh hetimore dhe verifikimesh të kryera përgjatë muajve, SPAK arriti në përfundimin se elementi i veprës penale nuk ekziston.

Në kërkesën e paraqitur, Prokuroria e Posaçme argumentoi se nuk kishte prova që Zaganjori të kishte fshehur apo deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë e tij.

Me këtë vendim, u vulos përfundimisht rezultati që ish-kryegjyqtari nuk ka kryer vepër penale, duke u çliruar nga akuzat për mosdeklarim apo fshehje pasurie. Vendimi konsiderohet tashmë i formës së prerë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026