Efektivët e Forcave Speciale shqiptare, në bashkëpunim efektivët e Forcave Speciale turke, kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët intensive të fokusuar operacionet e rrezikshmërisë së lartë.
Detaje të stërvitjes janë ndarë në rrjetet sociale nga kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Arben Kingji.
Kingji shprehet se gjatë stërvitjes “janë realizuar detyra komplekse dhe skenarë që simulojnë situata reale operacioni, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe profesionalizmit të njësive elitare”.
Kreu i shtabit shton se ky ushtrim i përbashkët “dëshmon bashkëpunimin e ngushtë me Forcat e Armatosura Turke dhe forcon më tej koordinimin dhe ndërveprimin mes dy njësive tona elitare”.







