Xhaçka: Bisedimet mund të hapen brenda qershorit, RMV dhe Shqipëria nuk do të ndahen
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka tha në studion e Ilva Now se procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka pasur progres të qartë dhe se angazhimi nga palët është maksimal për të hapur bisedimet brenda qershorit.
“Ne jemi shumë të kënaqur edhe nga biseda që kam pasur me ministrin portugez, dhe nga aktivitetet e zhvilluara, kanë treguar seriozitet maksimal që pa u mbyllur presidenca e tyre (në fund të muajit qershor) të ketë një vendimmarrje,” deklaroi ministrja para gazetares Ilva Tare në Euronews Albania.
“Nëse tejkalojmë ngërçin mes RMV dhe Bullgarisë, për të cilin janë angazhuar shumë partnerë dhe po bëjnë çmos që të kapërcehet… besoj se mund ta kalojmë këtë ngërç edhe në qershor,” shtoi znj. Xhaçka.
Sipas ministres, rendi nis me Këshillin e Bashkimit Europian që pritet të marrë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe vazhdon me miratimin e kornizës negociuese për të dyja vendet, si dhe pastaj me caktimin e datës së Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
E pyetur nëse RMV dhe Shqipëria do të ndahen në procesin e bisedimeve, ministrja e Jashtme u përgjigj se vlerësimi do të jetë i përbashkët me fqinjët, pasi lidhet me interesat e rajonit, por edhe për të krijuar një garë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Gazetarja Ilva Tare theksoi disa herë gjatë intervistës skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE për progresin e Shqipërisë në kuadrin e integrimit, pyetje të cilës ministrja Xhaçka iu përgjigj se lidhej më së shumti me dinamikat e brendshme të shteteve dhe që organet e BE ishin më të përgatitura përmes raporteve të tyre të jepnin një konkluzion të qartë.
“Shtete skepktike ka dhe do të ketë gjithmonë. Vendet anëtare kanë proceset e tyre të miratimit të cilësdo hallkë të anëtarësimit. Flitet ndonjëherë dhe për kalkulime politike të brendshme, nuk është asgjë që nuk tejkalohet me shumë bashkëpunim,” deklaroi ministrja nga studio e Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëtimi në BE dhe Greqi, Xhaçka: Po lobojmë që Shqipëria të jetë pjesë e ‘pasaportës së gjelbër’
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump