34 të vdekur pas sulmit ajror të ushtrisë së Myanmarit në një spital
34 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve ajrore nga ushtria e Myanmarit në një spital në qytetin Mrauk-U. Qyteti ku ndodhi sulmi është një zonë e kontrolluar nga Ushtria Arakan, një nga ushtritë më të forta etnike që lufton regjimin ushtarak të vendit.
Mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur që kur ushtria mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2021 dhe shkaktoi një luftë civile. Në muajt e fundit, ushtria ka intensifikuar sulmet ajrore për të rimarrë territorin nga ushtritë etnike. Gjithashtu ka vendosur parashutistë për të hedhur bomba mbi armiqtë e saj.
Ushtria e Mianmarit nuk ka komentuar mbi sulmet, të cilat vijnë ndërsa vendi përgatitet të votojë më vonë këtë muaj në zgjedhjet e para që nga grushti i shtetit. Megjithatë, llogaritë pro-ushtarake në Telegram pretendojnë se sulmet këtë javë nuk kishin për qëllim civilët.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhja e ri e Kreut të SPAK, mbërrin kandidatja Doloreza Musabelliu
- Machado mbërrin në Oslo për të marrë Çmimin Nobel pavarësisht ndalimit të udhëtimit
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 14:11 Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
- 14:10 Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë
- 14:04 Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
- 13:54 Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 13:32 Rama publikon review negative për Kalanë e Rozafës: Uroj që prokuroria të veprojë ndaj shantazhuesve
- 13:31 Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut