Çfarë po i jep Shqipëria në këmbim Turqisë, ministrja Xhaçka mohon ekzistencën e një liste ekstradimesh
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka tha për gazetaren Ilva Tare se Shqipëria nuk ka asnjë listë me emra, që pretendohet se Turqia i ka kërkuar t’i ekstradojë për llogari të saj.
E pyetur nga gazetarja Tare, nëse Turqia po kërkonte diçka në këmbim të pranisë së saj në Shqipëri përmes investimeve masive, përfshi këtu edhe një listë emrash me persona që duhen ekstraduar apo shkolla që duhen mbyllur në emër të Turqisë, ministrja Xhaçka mohoi që në zyrën e saj si ministre e Jashtme të ketë një listë të tillë.
“Nuk kam asnjë listë të tillë dhe ua them me shumë sinqeritet këtë gjë. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë listë e tillë, nuk më është adresuar asnjëherë një listë e tillë në funksionin që kam sot. Do të spekuloja nëse do të thosha”, u shpreh ministrja Xhaçka.
Ajo mohoi në mënyrë kategorike të ketë dijeni për një listë të tillë, edhe kur gazetarja Tare risolli në vëmendje se vetë ministri i Jashtëm i Turqisë e ka thënë se qeveria shqiptare e ka listën.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal