FOTO/ Katër persona grabisin muzeun në Bristol, vidhen 600 objekte kulturore

11 Dhjetor 2025 | 14:53

Më shumë se 600 objekte kulturore u vodhën nga një muze në Bristol, në jugperëndim të Anglisë. Vjedhja mësohet se ka ndodhur më 25 shtator po u njoftua sot nga policia. Lidhur me ngjarjen policia shtoi se janë katër të dyshuar.

Policia publikoi pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin katër burra në një rrugë. Policia i bëri thirrje publikut për ndihmë në identifikimin e individëve që hynë në ndërtesat ku ndodhet koleksioni i muzeut të Bristolit, i cili i është kushtuar Perandorisë Britanike dhe Komonuelthit.

Oficeri që drejtoi hetimin, Detektivi Konstabl Dan Burgan, tha se vjedhja e shumë sendeve që mbartin një vlerë të rëndësishme kulturore është një humbje e konsiderueshme për qytetin.

“Këto objekte, shumë prej të cilave ishin donacione, përbëjnë pjesë të një koleksioni që ofron një pasqyrë të një pjese shumështresore të historisë britanike, dhe shpresojmë që  qytetarët të na ndihmojnë t’i sjellim përgjegjësit para drejtësisë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në ngushticën e Hormuzit në fillim të kësaj jave. Sanksionet...
22:11 | 10/07/2026

Shakira “vjedh” vëmendjen në Botëror, kamerat harrojnë ndeshjen dhe fokusohen te këngëtarja

Një moment i pazakontë ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut, kur regjisorët e transmetimit ndërkombëtar u përqendruan aq shumë te...
21:53 | 10/07/2026

Zbulohet destinacioni luksoz ku Taylor Swift dhe Travis Kelce po shijojnë ditët si të sapomartuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë zgjedhur të largohen nga vëmendja e publikut për të shijuar në privatësi ditët e para si bashkëshortë. Sipas mediave...
21:51 | 10/07/2026