Mauro Icardi i është ofruar Milanit, sulmuesi i pakënaqur në Turqi
Një mision i vështirë, por jo i pamundur është ai i ndërmarrë nga Mauro Icardi, sulmuesi aktual i Galatasarayt i cili dëshiron të largohet nga kampionati turk.
32-vjeçari është i pakënaqur me hapësirat që po i jepen nga kampionët dhe po mendon të rikthehet në Itali, madje në Milano ku qëndron për disa sezone. Lajmi është se argjentinasi nuk ka më në plan Interin, por rivalët e qytetit, Milanin.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos Matteo Moretto, i cili ka konfirmuar bisedimet mes palëve.
“Ai nuk po merr hapësirë për shkak të Osimhen. Milani e ka vëzhguar atë që në verën e vitit 2024. Sot më është thënë se është një opsion shumë i vështirë, nuk është ndër emrat e parë në listë, por mund t’ju them se Icardi i është ofruar Milanit. Për disa arsye, Milani nuk po e shtyn përpara idenë, por atij iu ofrua dhe emri nuk më është mohuar. Unë mbaj një shans prej 2.3 për qind gjallë”, pohoi Moretto.
Icardi qëndroi për 7 vite në Milano, ku u kthye në lider tek Interi, më pas u largua drejt PSG.
LEXONI GJITHASHTU:
AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset