Arrestoi ish-kolegun dhe hetoi Llallën, historitë e hetimit të Klodian Brahos
Drejtuesi i ri i SPAK, Klodian Braho, ka nisur misionin si prokuror në vitin 2007, kur pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës u emërua në Berat, ku shërbeu deri në vitin 2012.
Më pas ai u transferua në Vlorë deri në vitin 2015, ku mbajti edhe detyrën e zëvendësdrejtuesit të prokurorisë.
Gjatë kësaj periudhe ai ishte një ndër prokurorët që hetojnë ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, ndërsa më pas Braho iu bashkua Prokurorisë për Krime të Rënda deri në vitin 2019, kur kaloi në SPAK si pjesë e grupit të parë të prokurorëve që nisën punën.
I konfirmuar në detyrë nga vetingu, Braho në SPAK deri dje drejtonte seksionin kundër korrupsionit. Kreu i ri i SPAK ka hetuar disa dosje të profilit të lartë, mes tyre atë ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, çështjet e inceneratorëve, 5D, ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit, si edhe dosje abuzimesh me fondet publike e pastrimit të parave.
Njihet si prokurori i ftohtë i “jakave të bardha” dhe gjithashtu është prokurori që hetoi dhe vijon të hetojë dosjen “Toyota Yaris”, duke arrestuar ish-kolegun e tij, drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.
Kohët e fundit, Braho është takuar edhe me zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë ndaluar në SPAK, duke shprehur mbështetjen për Prokurorinë e Posaçme.
LEXONI GJITHASHTU:
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown