Man City përmbys Realin e Madridit në “Bernabeu”, humbja e dytë për Los Blancos

11 Dhjetor 2025 | 15:13

Manchester City ka marrë një fitore të jashtëzakonshme në transfertë përballë Real Madridit, me sfidën që përfundoi 2-1.

Ndeshja nisi më mirë për “Los Blancos”, që kaluan në avantazh me Rodrygo në minutën e 28’, por Manchester City përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë me golat e O’Reilly dhe Haaland.

Në fraksionin e dytë, Reali u përpoq të reagonte, por mbrojtja e anglezëve qëndroi e fortë, ndërsa Courtois shpëtoi disa raste të pastra, duke ruajtur rezultatin 2-1 në favor të Manchester City. Kjo ishte humbja e dytë për Realin në këtë fazë.

Arsenal regjistroi fitoren e gjashtë në Ligën e Kampionëve, duke u bërë e vetmja skuadër me pikë të plota në fazën e grupeve.

Triumfe regjistruan edhe Juventus, Benfica, Ajax dhe Copenhagen, ndërsa ndeshjet Leverkusen-Newcastle, Dortmund-Bodo/Glimt dhe Bilbao-PSG përfunduan në barazim.

  • Qarabag 2-4 Ajax

  • Villarreal 2-3 FC Copenhagen

  • Athletic Bilbao 0-0 PSG

  • Bayer Leverkusen 2-2 Newcastle

  • Benfica 2-0 Napoli

  • Club Brugge 0-3 Arsenal

  • Dortmund 2-2 Bodo/Glimt

  • Juventus 2-0 Pafos

  • Real Madrid 1-2 Manchester City

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik

Pas barazimit 1-1 ndaj BATE Borisov në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League, AF Elbasani ka prezantuar zyrtarisht përgatitësin...
22:29 | 10/07/2026

Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores

Sulmuesi i krahut Kristi Bespallov ka nisur një etapë të re në karrierë, pasi është në provë te klubi çek Karvina, ndërsa për të ka...
22:23 | 10/07/2026

“PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, foli për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në mbledhjen e Komitetit të...
22:10 | 10/07/2026