Prokuroria e BE-së nis punën, do të hetojë rreth 3 mijë çështje korrupsioni
Nisja nga puna e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, shënon një hap madhor në luftën kundër korrupsionit në BE.
Struktura e re, e drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi do të ketë të drejtën për të hetuar dhe procedura krime në radhët e shteteve anëtare, në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare.
“Sot regjistruam rastet e para. Ato vijnë nga Gjermania dhe Italia. Pas kësaj, prokurorët e deleguar evropianë do të vijojnë hetimet e tyre. Ndaj ne jemi gati të hetojmë krimet që ndodhin në juridiksionin e zyrës sonë”, tha Laura Codruta Kovesi.
Por ngritja e organizatës nuk ka përfunduar, pasi qeveria euro skeptike sllovene refuzoi të caktonte një prokuror të deleguar për Zyrën e Prokurorit Publik Evropian. Shenjë kjo e mungesës së bashkëpunimit, sipas kryeprokurores Kovesi
“Është e qartë se ne nuk mund të marrim të gjitha çështjet nga Sllovenia, por qeveria sllovene e ka vendosur zyrën tonë në një pozitë shumë të vështirë sepse kjo do të thotë se nuk do të mund të ngremë nivelin e mbrojtjes. Por ky nivel do të bjerë. Zyra jonë nuk është krijuar për të vënë rastet sllovene në radhë”, u shpreh znj. Kovesi.
Pesë vende anëtare të BE, Hungaria, Irlanda, Polonia, Suedia dhe Danimarka vendosën të mos marrin pjesë në këtë prokurori. KE u ka bërë thirrje atyre të ndryshojnë qëndrim, sidomos sepse në vitet e ardhshme 1.8 trilionë euro do të lëvrohen për të ringjallur ekonominë.
“Nëse paratë lëvrohen shpejt dhe me fleksibilitet në përdorim, atëherë ka shumë rreziqe. Ndaj, neve na duhet t’i bindim se është me rëndësi të mbrojmë buxhetin e BE-së, i cili është buxhet nga taksapaguesit”, u shpreh Didier Reynders, komisioner i BE-së për Drejtësinë.
Zyra e Prokurorit Publik Evropian pritet të hetojë të paktën 3 mijë çështje në vitet e ardhshme.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq