Bienalja e Kërcimit rikthehet në Francë pas 1 viti ndërprerje

1 Qershor 2021 | 20:02

Pas anulimit të edicionit të kaluar për shkak të pandemisë, këtë vit Festivali i Kërcimit në Francë është rikthyer. Bienalja e Kërcimit nis sonte në Lion, me pjesëmarrjen e 40 kompanive të kërcimit nga mbarë globi.

Në fokus të Bienales së këtij viti në Lion është kontinenti afrikan dhe të rinjtë, me performues nga 16 shtete afrikane, përfshi koreografin nigerian, Kudus Onikeku dhe kërcimtarët e tij.

Ai ka përshtatur një insert nga shfaqja për të përfshirë 16 kërcimtarë amatorë nga qyteti i Lionit për hapjen tradicionale të paradës, e cila këtë vit do të mbahet në skenë, ndryshe nga vitet e tjerë ku performanca bëhej në rrugët e qytetit. E titulluar ‘Rimishërimi’, shfaqja është një homazh për muzikën nigeriane.

“Isha gjithashtu i interesuar në mënyrën se si kërcimtarët e gjeneratës së re ripërpunojnë dijen dhe kërkimet mbi të kaluarën në një mënyrë më bashkëkohore, edhe nëse ata se kanë edukimin apo t’u jetë transmetuar nga brezat e mëparshëm, por trupi gjithmonë rigjeneron vetveten dhe kujtohet”, thotë Qudus Onikeku, kërcimtar dhe koreograf.

Vendimi për të mbajtur festivalin e këtij viti u la deri në minutat e fundit, por ulja e infektimeve më në fund i lejoi performuesit dhe organizatorët të ndërmerrnin këtë nisëm.

“Është brezi i ri ai që po sfidon vetveten dhe këtë mund ta vërejmë në mënyrën se si ata kërcejnë, dhe po, është një kërcim shumë energjik”, shprehet Dominique Hervieu, drejtore artistike.

Një nga shfaqjet hapëse është “Urgjenca”, e performuar nga pesë djem të rinj të cilët zbuluan kërcimin nëpërmjet qendrave sociale të qytetit, një performancë e kërcimit dhe recitimit që shfaqet me pasion  dhe revoltë.

“Urgjenca ka të bëjë me urgjencën e të qenit të gjallë, është kjo emergjencë që na çon në këtë udhëtim, që na ngre në këmbë. Kemi takuar kaq shumë njerëz që kishin hequr dorë nga gjithçka, dhe takuam këta të pestë që donin të gjenin rrugën e tyre, të çliroheshin nga problemet e tyre”, tregon Antoine Colnot, drejtor i teatrit HKC.

Këto 4 kukulla gjigante janë afërsisht 4 metra të gjatë dhe peshojnë deri në 30 kilogramë. Kërcimtarëve iu desh të improvizonin mënyra se si të nxirrnin në pah, madhështinë dhe personalitetin e këtyre personazheve.

“Kukullat nuk mund të bëjnë gjithçka por mund të bëjnë shumë gjëra dhe jam munduar të punoj me ta si me kërcimtarët, të punoj me pikat e tyre të forta”, thotë Bouba Landrille Tchouda, koreograf.

Francezët e quajtën “An Blonsh”, një vit i humbur për kulturën, dhe këtu në Bienalen e Kërcimit ata po rikuperojnë kohën e humbur, kultura është rikthyer aty ku meriton të jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026