PS dhe vendimi i SHBA për Berishën, Xhaçka: Reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon një krah dhe fuqizon një tjetër

1 Qershor 2021 | 21:28

Ministrja Olta Xhacka tha për gazetaren Ilva Tare se reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon një krah dhe fuqizon një tjetër, por është ajo që sjell drejtësinë e munguar për të cilën ka nevojë çdo qytetar.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse vendimi i SHBA për ish-kryeministrin Berisha, si fillimi i lëvizjes për drejtësinë e re mund të pasohet me veprime të ngjashme për eksponentë brenda Partisë Socialiste, znj. Xhaçka u shpreh se këtu nuk diskutohen fatet e partive apo individëve, por ato të vendit.

“Kur flasim për reformën në drejtësi, reforma në drejtësi nuk është ajo që penalizon njërin krah dhe fuqizon në tjetër. Flasim për një reformë që sjell drejtësinë e munguar në vend për të cilën ka nevojë çdo qytetar. Në këtë kuptim, nuk duhet parë si favorizim apo penalizim për njërën apo tjetrën palë”, tha znj. Xhaçka.

Ministrja solli në vëmendje padinë e ngritur nga PD për Ministrinë e Mbrojtjes lidhur me tenderin e ushqimeve gjatë pandemisë, ku siç tha SPAK nuk pati asnjë lloj hezitimi për të hetuar.

E pyetur lidhur me mundësinë e përfshirjes së shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama në një plan që parashikonte shkëmbim kufijsh midis Serbisë dhe Kosovës siç kishte pretenduar më herët ish-kryeministri Berisha, znj. Xhaçka i cilësoi këto akuza të shëmtuara, ndërsa theksoi se interesi shtetëror i Shqipërisë është pavarësia dhe njohja e Kosovës.

“Kryeministri Rama ka folur shumë qartë mbi këtë çështje, janë akuza shumë të shëmtuara, interesi ynë shtetëror është pavarësia e Kosovës, njohja e Kosovës dhe mbështetja e dialogut siç po bën BE dhe SHBA që do të kulminonte me njohjen e ndërsjellë dhe përmbylljen e një konflikti që ka mbajtur të tensionuar një rajon të tërë”, u shpreh znj. Xhaçka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021