Udhëtim mes fotove dhe monografisë, përjetësohet ikona e pikturës Nexhmedin Zajmi
35 vite nga ndarja e tij nga jeta, figura e Nexhmedin Zajmit vjen përmes një monografie me foto të rralla, 130 piktura, materiale arkivore dhe një analize artistike të zgjeruar përmes botimit të albumit dhe monografisë së një nga emrave më të rëndësishëm të pikturës shqiptare.
Piktorë, skulptorë, pedagogë, studentë dhe personalitete të kulturës shqiptare vlerësojnë krijimtarinë e artistit, ndërsa i biri, Uvil Zajmi, thotë se ka qenë një punë e vështirë dhe tejet emocionale “risjellja në jetë” e të atit.
“Mu rikthyen në pak sekonda nga një faqe tek tjetra: Zajmi në mëngjes, kur dilte herët për të marrë qumështin me cigaren ‘Partizani’, që nuk e ndante, nuk përdorte shkrepëse. Pastaj ai vraponte për të shkuar në studio. Gjeta kavaletin, pashë tubetat, aty gjeta edhe shishet me benzinë që ne mbanim në shtëpi për ta pastruar kur kthehej nga studioja i lyer. Aty gjeta Zajmin, angazhimin e tij në prag të ekspozitave, punën pafund, netë pa gjumë, momentin kur bashkë me të çonim pikturat në ekspozitë mbrëmjeve, në natë, që mos të na shihte njeri. Ky album ma riktheu këtë lloj emocioni, këtë lloj komunikimi të humbur prej 35 vjetësh me Zajmin piktor dhe artist,” tha Zajmi.
Pjesa e parë e albumit i kushtohet jetës së Nexhmedin Zajmit që nga fëmijëria, shkollimi fillor dhe i mesëm, ardhja në Tiranë dhe shkollimi, dhe takimet e para me pedagogët Andrea Kushi, Odhise Paskali, Abdurrahim Buza të cilët ishin ata që zbuluan talentin e tij.
Më pas vijojnë vitet e Romës, një etapë thelbësore në formimin e tij artistik e cila shoqërohet me fotografi të rralla dhe materiale dokumentare.
Pjesa e tretë është një analizë shkencore e realizuar nga Oltsen Gripshi.

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës