Babiš: Republika Çeke kundërshton përdorimin e fondeve ruse
Sot, Republika Çeke iu bashkua grupit të vendeve që kundërshtojnë përdorimin e fondeve të ngrira ruse për një kredi për Ukrainën në shumën prej 210 miliardë eurosh, tha kryeministri i sapozgjedhur çek Andrej Babiš.
“Ne pajtohemi me Kryeministrin belg që Komisioni Evropian duhet të gjejë mënyra të tjera për të financuar Ukrainën . Buxhetet tona janë bosh dhe çdo kurorë që kemi duhet t’u drejtohet qytetarëve tanë”, shkroi Babiš në Facebook, raporton Euraktiv.
Ky qëndrim i Republikës Çeke, sipas portalit të Brukselit, mbështet gjithashtu Belgjikën, e cila kundërshton përdorimin e këtyre rezervave si mjet për të ashtuquajturin kredi për dëmshpërblime për Ukrainën.
Bashkimi Evropian më parë votoi për një ngrirje të pakufizuar të aseteve financiare ruse në Evropë, dhe shumica e këtyre aseteve ndodhen në institucionin financiar Euroclear në Bruksel.
Gjithashtu, të premten, Italia, Bullgaria, Hungaria dhe Malta mbështetën qëndrimin belg në lidhje me kredinë .
Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
I nxehti brutal/ Mbi 1 mijë të vdekur në Francë, OBSH: Impakt tek shëndeti dhe ekosistemet
Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë
- 12:37 Vidovdani/ Policia e Kosovës, kontrolle të rrepta serbëve në hyrje të Gazimestanit (VIDEO)