Aktivistët vijojnë luftën për të ruajtur Vjosën, lumin e fundit të egër të Europës

2 Qershor 2021 | 08:15

Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës. Kjo do të thotë se ai ka qenë i paprekur nga njeriu dhe është ruajtur në gjendjen e tij natyrore. Ky është dhe qëllimi i aktivistëve, mbrojtja e këtij lumi të egër, ashtu siç është, me të vërtetë i egër.

Lumi është i gjatë mbi 300 kilometra, shkon nga Greqia përmes Shqipërisë dhe derdhet në detin Adriatik. Pjesët e lumit që përshkojnë Greqinë quhen Aoös.

 Disa pjesë të Vjosës janë të gjera mbi dy kilometra. Pothuajse të gjithë degët e tij janë me rrjedhje të lirë dhe krijojnë habitatin e përsosur për florën dhe faunën.

Shtëpi e biodiversitetit

Sa i takon studimeve shkencore, Vjosa është një nga lumenjtë më pak të eksploruar të Europës.

Sidoqoftë, ajo që dihet është se Vjosa është shtëpia e mbi 1000 specieve të ndryshme, shumë të rrezikuara dhe endemike në rajon.

Sipas profesorit Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës, lumi është gjithashtu një korridor për migrimin e specieve të ndryshme.

Kërcënimi nga hidrocentrali

Vetëm në pjesën e Shqipërisë, Vjosa është plotësisht e paprekur dhe e padëmtuar, duke përfshirë gjithë degët e saj që nëse flasim me shifra përbëjnë 270 kilometra ujë në rrjedhje të lirë.

Sidoqoftë, një projekt për të ndërtuar 30 diga hidrocentralesh pritet të fillojë në vitet e ardhshme.

Vendasit dhe organizatat joqeveritare argumentojnë se këto diga do të përmbytin pjesë të caktuara të lumit dhe do të lënë pjesën tjetër plotësisht të thatë, duke shkatërruar në mënyrë të padiskutueshme biodiversitetin e tij dhe duke ndryshuar zonën në mënyrë të pakthyeshme.

Fushata “Ruani Vjosën”

“Save the Blue Heart of Europe” është një bashkëpunim ndërkombëtar i OJQ-ve dhe qytetarëve që janë grupuar së bashku për të rritur ndërgjegjësimin rreth projekteve të digave në gadishullin Ballkanik.

Përqendrimi kryesor i tyre është lumi Vjosa, Parku Kombëtar i Maqedonisë në Mavrov, lumi Sava në Kroaci, Slloveni, Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi dhe lumenjtë e Bosnje Hercegovinës. Të gjitha këto zona kërcënohen gjithashtu nga ndërtimet e digave.

Grupi po lufton që Vjosa të njihet si Park Kombëtar, duke i dhënë kështu një status mbrojtje dhe duke ndaluar çdo ndërtim të mundshëm të digave brenda kufijve të tij.

Kathy MacKinnon, kryetare e Komisionit Botëror për Zonat e Mbrojtura beson se fushata është “një mundësi e veçantë për të mbrojtur me të vërtetë një nga lumenjtë e fundit të egër”.

E ardhmja e lumit

Tani për tani, Vjosës i është dhënë një mbrojtje e nivelit të ulët si Park Natyror në Shqipëri. Ndryshe nga statusi i Parkut Kombëtar, kjo nuk do ta mbrojë lumin nga ndërtimi i digave.

Sidoqoftë, fushata po rritet sa i takon popullaritetit dhe njerëzve që i bashkohen nismës për të ruajtur këtë trashëgimi të përbashkët natyrore dhe lumin e fundit të këtij lloji në Europë. Lufta e tyre vazhdon.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026