FOTO/ Imazhi i Tokës nga Hapësira, Ndryshimi mes 1972 dhe sot

14 Dhjetor 2025 | 17:17

Imazhi i Tokës nga hapësira ka qenë gjithmonë një pamje mbresëlënëse. Kur u shkrep për herë të parë në vitin 1972, nga një nga misionet më mitike të shkencës së hapësirës, ai tregonte një planet të pastër, të ndriçuar nga dielli, pa shenja të dukshme të ndërhyrjes njerëzore. Ndërkohë, sot, me mijëra satelitë që rrotullohen rreth saj, pamja ka ndryshuar ndjeshëm.

Aktualisht, më shumë se 10,000 satelitë aktivë janë në orbitën e Tokës, duke kryer funksione që variojnë nga komunikimi dhe transmetimi i të dhënave deri tek shërbime ushtarake dhe shkencore. Sipas specialistëve, deri në vitin 2025 pritet që numri i satelitëve aktivë të rritet ndjeshëm, duke përfshirë një pjesë të madhe të orbitës që do të komandohet nga Starlink, projekti i SpaceX për ofrimin e internetit global.

Megjithatë, ky rritje ka sjellë shqetësime serioze për sigurinë e hapësirës dhe rrezikun e mbeturinave hapësinore. Ato, që janë pjesë e satelitëve të dekompozuar ose të braktisur, mund të krijojnë rreziqe për anijet kozmike dhe misionet e ardhshme, duke shkaktuar mundësinë e aksidenteve që mund të kenë pasoja të rënda. Çështja e mbeturinave hapësinore është bërë një nga sfidat më të mëdha për shkencën dhe teknologjinë, ndërsa kërkimet për zgjidhje janë në vazhdim.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026