Si Netanyahu po lobon ‘fshehurazi’ kundër shitjes së F-35 për Turqinë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ndërmerr përpjekje diskrete për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara drejt Turqisë dhe Arabia Saudite, duke shmangur çdo përplasje publike me Presidentin amerikan Donald Trump. Lajmi raportohet nga Al-Monitor.
Sipas burimeve Al-Monitor, shqetësimi më urgjent i Izraelit lidhet me Turqinë, në një kohë kur Trump ka shfaqur hapje ndaj Ankarasë dhe forcimit të lidhjeve ushtarake.
Netanyahu duket më i kujdesshëm për të mos provokuar Trump sesa për të sfiduar hapur planet amerikane, duke zgjedhur një strategji lobimi të heshtur brenda rrethit të ngushtë të presidentit.
Në një takim më 1 dhjetor me drejtues të kompanisë Lockheed Martin, Netanyahu ka diskutuar mënyra për të ruajtur avantazhin cilësor ushtarak të Izraelit nëse vendet rivale në rajon pajisen me avionët e avancuar F-35.
Zyrtarët izraelitë janë veçanërisht të alarmuar nga Turqia, duke përmendur deklaratat e mëparshme kërcënuese të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe frikën se teknologjia “stealth” e F-35 mund të dobësojë sistemet izraelite të paralajmërimit të hershëm.
Ndryshe nga përballjet e hapura me administrata të mëparshme amerikane, Netanyahu po shmang publikisht kundërshtimin, duke pranuar se një qasje e tillë mund të dëmtojë pozicionin e Izraelit.
Ai ka kërkuar mbështetje nga zyrtarë amerikanë skeptikë ndaj Ankarasë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.
Pas njoftimit të Trump për shitjen e F-35 Arabisë Saudite, Netanyahu deklaroi se Rubio kishte riafirmuar angazhimin e SHBA-ve për të ruajtur avantazhin ushtarak cilësor të Izraelit. Aktualisht, Izraeli mbetet i vetmi vend në Lindjen e Mesme që operon F-35, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues