Grupet myslimane në Australi dënojnë sulmin në Sydney gjatë festës hebraike
Këshilli Kombëtar Australian i Imamëve, i cili përfaqëson imamët dhe myslimanët në atë vend, dënoi sot sulmin në plazhin Bondi pranë Sidneit, në të cilin humbën jetën gjithsej 16 persona.
“Edhe pse ky sulm synon komunitetin hebre, në realitet është një sulm ndaj të gjithëve ne, përfshirë komunitetin mysliman. Ky akt i dhunshëm terrorizmi është një sulm ndaj të gjithë australianëve”, thuhet në deklaratë, sipas BBC-së.
Këshilli vlerësoi se antisemitizmi, i shprehur përmes urrejtjes, ngacmimit dhe dhunës së drejtuar ndaj komunitetit hebre, nuk ka vend në shoqërinë australiane.
“Ne i ftojmë komunitetin dhe përfaqësuesit të kontaktojnë fqinjët, miqtë dhe kolegët e tyre hebrenj në mënyrë që t’u ofrojnë atyre mbështetje dhe ngushëllim në këto kohë të vështira”, thuhet në deklaratë.
Federata Muslimane Australiane, e cila përbëhet nga organizata myslimane në të gjithë vendin, tha se ata që janë përgjegjës duhet të përballen me forcën e plotë të ligjit.
16 persona, përfshirë një fëmijë dhe sulmuesin, u vranë në një sulm në plazhin Bondi në Australi gjatë festimit të festës hebraike të Hanukkah të dielën pasdite sipas kohës lokale. Policia tha se sulmuesi i dytë është në gjendje kritike.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal
- 08:50 Zvicra mposht Kanadanë 2-1, kualifikohet si kryesuese e Grupit B
- 08:45 Helmohen disa studentë në Akademinë e Sigurisë, nisin hetimet
- 08:44 Tërmetet dëmtojnë rrjetin e internetit në Venezuelë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme
- 08:33 Bosnja dhe Hercegovina triumfon ndaj Katarit, siguron vendin për raundin tjetër
- 08:32 Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes