Aksident në Prishtinë, vdes një polic
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ku i vdekur mbeti një zyrtar policor.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e zyrtarit policor, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë para se të ndodh aksidenti.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, njoftoi Pllana
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?
Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar