Djegia e shoferit brenda mjetit në Llogara, gazetari jep detaje lidhur me ngjarjen
Gazetari i Euronews Albania, Algert Harizi ka dhënë detaje të reja lidhur me djegien e një personi në Llogara. Gazetari thekson se viktima është gjetur i djegur totalisht brenda mjetit ndërsa policia ka dy pista hetimi.
Sipas tij një pistë është ajo e vrasjes dhe tjetra për ngjarje aksidentale. Në vendngjarje nuk janë gjetur armë dhe as plumba. Policia po kryen hetime të thelluara dhe ka ngritur postoblloqe.
“Është marrë një njoftim në sallën e drejtorisë së policisë Vlorë dhe ka alarmuar gjithë drejtorinë policisë dhe janë nisur drejt vend ngjarjes. Behët fjalë për një automjet të djegur, BMW i cili është gjetur i djegur në zonën e Llogarasë, në një rrugë dytësore të shtruar me çakull larg rrugës kryesore qe shkon drejt antenave.
Në mjet është gjetur një person i djegur totalisht nga informacionet që kemi. End nuk është identifikuar personi i djegur. Policia ka rrethuar vendin dhe po heton dy pista, vrasje apo një ngjarje aksidentale. Policia është drejt vendngjarjes dhe po merren me hetimet”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Mbajtën peng klienten pas debatit për frigoriferin, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë, goditën dhe policin
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen
- 17:44 Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona
- 17:33 Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar