BBC: Do të mbrohemi kundër padisë së Trump për shpifje

16 Dhjetor 2025 | 15:46

BBC ka deklaruar sot se do të mbrohet kundër një padie për shpifje të ngritur në SHBA nga presidenti amerikan, Donald Trump. Trump kërkon 10 miliardë dollarë nga BBC për transmetimin e fragmenteve të redaktuara të fjalimit të tij më 6 janar 2021, përpara se mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin federal në kryeqytetin e SHBA-së.

“Siç e kemi bërë të qartë tashmë, ne do ta mbrojmë këtë çështje. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm mbi procedurat ligjore në vazhdim”, tha një zëdhënës i BBC-së në një deklaratë.

Trump argumenton se mënyra se si u montuan klipet e tregonte atë duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të shkonin me të në Kongres dhe të luftonin në një “luftë të tmerrshme”, ndërsa fraza që bënte thirrje që mobilizimi të ishte paqësor u hoq.

BBC i ka kërkuar falje publikisht presidentit të SHBA-së dhe ka pranuar montimi krijoi përshtypjen e rreme se ai po bënte thirrje drejtpërdrejt për dhunë. Megjithatë, shtoi se nuk besonte se kishte një bazë ligjore për ta paditur atë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 7 vite burg

Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut, Kim Geun-hee është dënuar me shtatë vjet burg për ryshfet.  53-vjeçarja u shpall fajtore për pranimin e “sendeve të...
10:42 | 26/06/2026

Departamenti Amerikan i Thesarit heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmeteve

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të enjten se ka hequr disa sanksione dhe do të lejojë të gjitha transaksionet me Venezuelën lidhur me përpjekjet për ndihmë pas...
10:24 | 26/06/2026

Shkon në 55 numri i viktimave në Francë nga temperaturat e larta, dhjetëra qytete në alarm

Të paktën 55 persona u mbytën në Francë, ndërsa përpiqeshin të freskoheshin nga nxehtësia rekord, tha Ministrja e Sportit Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria...
10:14 | 26/06/2026