SHBA dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin në arsim, fokus te siguria kibernetike

16 Dhjetor 2025 | 17:53

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, u takua sot me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit.

Në një postim të Ambasadës Amerikane theksohet se SHBA është e angazhuar në zhvillimin e kurrikulave të reja në Shqipëri, veçanërisht në fushat e sigurisë kibernetike dhe kriminologjisë. Sipas ambasadës, këto programe synojnë të forcojnë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve mbi qëllime të përbashkëta.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn diskutoi me Ministren e Arsimit Mirela Kumbaro mbi mënyrat e shumta se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara mund të ndajë ekselencën dhe ekspertizën amerikane me Shqipërinë,” thuhet në njoftim.

Ambasada nënvizon se nga partneritetet afatgjata me Korpusin e Paqes dhe Akademinë e Sigurisë, deri te programet e reja akademike, angazhimi amerikan po zhvillohet vazhdimisht për të thelluar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më 25 qershor një vizitë triditore në Gjirin Persik, me mesazhe për t’i qetësuar aleatët e Uashingtonit...
20:23 | 25/06/2026

Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran

Trafiku i anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur nivelin më të lartë ditor që nga fundi i shkurtit....
20:04 | 25/06/2026

Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën po kthehen në një kërcënim serioz për shëndetin publik. Teksa vala e të nxehtit po shkakton viktima në disa...
19:08 | 25/06/2026