Skandali “Qatargate”, Parlamenti Evropian i heq imunitetin eurodeputetes italiane
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti,në kuadër të hetimeve për të ashtuquajturin skandal “Qatargate”.
Me 497 vota pro, 139 kundër dhe 15 abstenime, salla plenare e Strasburgut miratoi vendimin e Komisionit Juridik të Parlamentit Evropian për heqjen e imunitetit të Moretti-t, të marrë më 3 dhjetor.
Ndërkohë, Parlamenti votoi në favor të mbrojtjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten tjetër të Pd-së, Elisabetta Gualmini.
“Jam e zhgënjyer sepse elementët mbi të cilët bazohej kërkesa ishin hedhur poshtë prej meje tashmë me dokumente, dhe vazhdoj të mendoj se votimi nuk u fokusua aq te përmbajtja e kërkesës, por u ndikua nga strategji dhe interesa politiko-elektorale”, deklaroi për ANSA eurodeputetja Alessandra Moretti.
“Ashpresoj të dëgjohem nga prokuroria sa më shpejt që të jetë e mundur, për t’u mbrojtur nga akuzat”, theksoi ajo, duke falënderuar grupin e saj politik dhe “shumë kolegë nga të gjitha partitë për mbështetjen”.
“Do të vazhdoj të bëj punën time me kokën lart”, përfundoi Moretti.
Për Moretti-n, bëhet fjalë për kontakte me Antonio Panzeri-n dhe për një udhëtim të supozuar në Katar, ku dyshohet se ka marrë dhuratë një orë Rolex.
Këto akuza janë mohuar prerazi nga eurodeputetja, e cila ka deklaruar, duke paraqitur edhe pasaportën e saj, se nuk ka kryer kurrë një udhëtim të tillë dhe se nuk ka marrë asnjë orë.
Alessandra Moretti, ashtu si shumë eurodeputetë të tjerë italianë dhe jo vetëm, ka pasur kontakte me Panzeri-n dhe Giorgi-n, me të cilët diskutonte çështje politike, përfshirë edhe atë të nëntorit 2022 mbi dhënien e vizave të hyrjes në BE për qytetarët e Katarit.
Sa i përket Gualmini-t, ekzistojnë biseda me Panzeri-n që janë përgjuar, pavarësisht faktit se ajo ishte një deputete evropiane e mbrojtur nga imuniteti parlamentar.
Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit