Trump urdhëron bllokadë detare për cisternat e naftës venezueliane të sanksionuara

17 Dhjetor 2025 | 15:12

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar një bllokadë “të plotë”, për të gjitha anijet cisternë të naftës të sanksionuara nga SHBA-ja që hyjnë dhe dalin nga Venezuela.

“Venezuela është e rrethuar plotësisht nga Armada më e madhe e mbledhur ndonjëherë në Historinë e Amerikës së Jugut”, tha Trump në një postim në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social, të martën në mbrëmje.

“Për vjedhjen e aseteve tona dhe për shumë arsye të tjera, duke përfshirë terrorizmin, kontrabandën e drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore, regjimi venezuelian është përcaktuar si organizatë terroriste e huja”, tha Trump.

“Prandaj, sot, po urdhëroj një bllokadë totale dhe të plotë të të gjitha cisternave të sanksionuara të naftës që hyjnë dhe dalin nga Venezuela”, tha ai.

Ndërkohë, qeveria e Venezuelës lëshoi ​​një deklaratë në përgjigje të bllokadës së shpallur, duke thënë se e hodhi poshtë “kërcënimin grotesk” të Trump.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara synon të imponojë, në një mënyrë krejtësisht të paarsyeshme, një bllokadë të supozuar detare ndaj Venezuelës me qëllim vjedhjen e pasurive që i përkasin atdheut tonë”, tha qeveria.

Më herët, presidenti venezuelian Nicolas Maduro tha se “bota do të ngrihet kundër piraterisë dhe plaçkitjes së naftës” për shkak të “vjedhjes” nga administrata amerikane javën e kaluar të një anijeje cisternë që transportonte naftë bruto venezueliane.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026

Venezuelë, familja e ish-lojtarit të Atromitos, Lucas Trejo, gjendet e vdekur në rrënoja

Futbollisti argjentinas Lucas Trejo është në zi të thellë pas një kërkimi 74-orësh për gruan e tij, Yana, dhe dy fëmijët e tyre pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë që...
12:01 | 28/06/2026