Shiste lëndë narkotike në zonat më të frekuentuara të Tiranës, arrestohet 19-vjeçari

18 Dhjetor 2025 | 14:02

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night”, duke arrestuar një 19-vjeçar që siguronte, ndante në doza dhe shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara, u zbulua i riu që ushtronte aktivitetin e shpërndarjes së kokainës, kryesisht në lokale nate në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza dhe e gatshme për shitje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026