EMRI/ Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe dy shqiptarë
Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi goditi një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit çokollatë në Athinë.
Në këtë rast, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes së së martës, më 16 dhjetor 2025, në zona të ndryshme të Athinës, oficerët e policisë arrestuan 4 anëtarë të organizatës, mes tyre 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe 2 grekë të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar sasi të lëndëve narkotike për trafikim.
30-vjecari i arrestuar është shtetasi Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”. Ai rezulton këngëtar i llojit trapper në Greqi.
Sipas raportimeve, personat e arrestuar kishin krijuar një organizatë kriminale, me një infrastrukturë dhe hierarki profesionale, duke siguruar aktivitetin e tyre kriminal të pandërprerë me kalimin e kohës, me qëllim trafikimin e drogës dhe realizimin e një fitimi të madh të paligjshëm.
Konkretisht, pas takimeve të paracaktuara, ata tregëtonin sasi marijuane dhe hashashi çokollatë te individë të ndryshëm, duke e shitur marijuanën për 2.500 euro për kilogram dhe hashashin cokollatë për 5.000 euro për kilogram.
Për të arritur qëllimin e tyre, ata kishin role si më poshtë:
-55-vjeçari, kreu i organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen, ruajtjen e drogës si dhe për mbledhjen dhe ruajtjen e fitimeve të organizatës kriminale.
-30-vjeçari Kostandinos Jorgji, ishte zëvendëskryetari i organizatës kriminale, përgjegjës për ruajtjen e lëndëve narkotike, së bashku me 55-vjeçarin,
-Një shtetas 22-vjeçar grek ishte përgjegjës për ruajtjen dhe sigurimin e drogës, së bashku me 55-vjeçarin dhe 30-vjeçarin, si dhe për dorëzimin e sasive të drogës te transportuesi i organizatës, në mënyrë që ato të shpërndaheshin më pas te trafikantët dhe përdoruesit e tjerë.
-Një shtetas grek 30-vjeçar, ai ishte përgjegjës për transportin dhe trafikimin e sasive të lëndëve narkotike.
Nga kontrollet fizike, si dhe nga kontrollet e kryera në shtëpi, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 907 gramë hashash çokollatë, 15 kg e 153 gramë marijuanë, 1 makinë, 1 motorr, 1 jelek antiplumb, 1 numërator parash, 4 peshore elektronike precize, 4 celularë dhe 51.490 euro.
Vlerësohet se përfitimi total i paligjshëm që organizata nxori nga aktiviteti i saj kriminal tejkalon 95.000 euro.
Gjithashtu raportohet se 55-vjeçari dhe 22-vjeçari kanë qenë të përfshirë në të kaluarën për rast pas rasti, në vepra të ngjashme dhe të tjera penale. Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë kompetente dhe iu referuan një oficeri hetues.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
“Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë