3 eurobonde deri në fund të mandatit, qeveria rishikon strategjinë e borxhit
Ministria e Financave kërkon qe te marre 3 eurobonde ne treg te jashtëm, deri ne vitin 2030. Me marrjen e ketyre borxheve, ajo programon qe te ule më tej nivelin e borxhit publik.
Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë për menaxhimin e Borxhit për periudhën 2026–2030. Në të parashikohet një orientim drejt huamarrjes në tregun e brendshëm, për të ulur kostot e borxhit publik.
Dokumenti shkruan se 84% e nevojave për financim gjatë pesë viteve të ardhshme do të mbulohen nga tregu i brendshëm, ndërsa 16% do të sigurohen nga burime të huaja.
Në tregun vendas, qeveria synon të ulë gradualisht huamarrjen afatshkurtër, përmes reduktimit të emetimit të bonove të thesarit, dhe të zgjerojë huamarrjen afatgjatë.
Ndërsa në drejtim të huamarrjes së jashtme, emetimi i Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare do të mbetet një burim i rëndësishëm financimi. Strategjia parashikon 2 ose 3 emetime Eurobondi gjatë periudhës pesëvjeçare, të kombinuara me kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe partnerë të tjerë zhvillimi, kryesisht për financimin e projekteve strategjike.
Sipas Ministrisë së Financave, në skenarin bazë makroekonomik, kjo strategji pritet të sjellë përmirësim të treguesve të riskut, veçanërisht në drejtim të riskut të rifinancimit dhe riskut të normave të interesit, duke kontribuar në një menaxhim më të qëndrueshëm të borxhit publik deri në vitin 2030.
Aktualisht, borxhi publik është në nivelin e 14.2 miliardë euro, ku financimi i brendshëm zë 58% dhe financimi i jashtëm 42% të tij.
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë