“Pazare” për vajza të reja dhe pasaporta, publikohen foto të reja nga dosja Epstein

18 Dhjetor 2025 | 21:18

Foto të reja janë publikuar nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së lidhur me çështjen Epstein u publikuan të enjten (18/12) nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Brenda dosjes me 68 skedarë ndodhen edhe foto të Bill Gates dhe Jeffrey Epstein me gra të paidentifikuara. Bill Gates pozon për një foto me një grua, fytyra e së cilës është e turbullt.

Një seri fotografish tregonin pjesët e trupit të një gruaje të panjohur me fragmente nga libri “Lolita” i Vladimir Nabokovit, me romanin e paraqitur në sfond.

Një tjetër foto tregon bisedat në WhatsApp ku flitet për dërgimin e vajzave me një çmim prej 1,000 dollarësh për secilën, ndërsa ofron të dhëna të detajuara të një 18-vjeçareje.

Dokumentet e zbuluara tregojnë edhe fotografi të Epstein me njerëz të ndryshëm, si dhe pasaporta dhe karta identiteti nga vende të ndryshme, përfshirë Republikën Çeke, Ukrainën dhe Afrikën e Jugut. Fotot e publikuara sot nuk janë nga publikimi i plotë i dosjes që pritet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një projektligj që i kërkon Departamentit të Drejtësisë të publikojë të gjitha dosjet e Epstein brenda 30 ditëve. Afati për këtë periudhë skadon më 19 dhjetor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u pyet në lidhje me reagimet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj shitjeve të avionëve F-35 Turqisë. Ai theksoi se...
19:21 | 27/07/2026

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026